Zgjidhje e shpejtё kundёr temperaturёs, ftohjes dhe gripit

Simptomat e gripit

  1. Nёse shenjat e gripit janё tё lehta, simptomat nuk vihen re; pacientёt mund tё kenё temperaturё pak tё lartё ose ndihen pafuqi. Nё ditёt nё vijim, gjendja shendetёsore pёrmirёsohet dhe pacienti nuk e vё re qё ka vuajtur prej gripit.
  2. Nё rastet e moderuara, temperatura mund tё ngrihet deri nё 39 °C ose mё shumё. Pacienti vuan prej dhembjeve tё kyçeve dhe atyre muskulare, nuk toleron ambientet e ndriçuara; shfaqet kolla – fillimisht e thatё dhe e dhimbshme -, mund tё shfaqet dhembja nё kraharor, skuqja, konjuktiviti nё sy dhe bllokimi i hundёve. Duhet patur kujdes tё veçantё pёr gjendjen e pёrgjithshme tё pacientit, nё rastet kur vuan prej sёmundjeve kronike kardiovaskulare ose pulmonare, sepse brenda njё kohe shumё tё shkurtёr, gjendja mund tё ndryshojё menjёherё dhe mund tё nevojitet ndihmё mjekёsore e specializuar.
  3. Nё format e rёnda tё gripit, simptomat e sipёrpёrmendura mund tё shoqёrohen me encefalopati, edemё pulmonare, hemorragji nga hunda, temperaturё shume tё lartё, deri nё  40.5 °C dhe pneumoni (inflamacion i mushkrive).