Zgjidhje e shpejtё kundёr temperaturёs, ftohjes dhe gripit

Ftohja

  1.  Riniti mund tё shkaktohet nga mbi 200 lloje virusesh, tё cilat tejçohen pёrmes ajrit ose kontaktit fizik. Viruset pёrhapen prej personave tё sёmurё, tё cilёt janё "ngjitёs" gjatё gjithё periudhёs klinike tё sёmundjes, rreth 5 - 10 ditё. Rinoviruset mё sё shumti shkaktojnё sёmundje tё traktit tё sipёrm respirator dhe nuk janё pothuajse kurrё shkaktarё tё inflamacionit tё traktit tё thellё respirator.
  2. Fillimi i sёmundjes, zakonisht ёshtё i shpejtё, mё rrallё ndodh gradualisht. Simptomat, e lidhura me rinitin, shfaqen brenda disa orёsh pas kontaktit me virusin. Riniti virusal karakterizohet nga tёshtima, gёrvishtje nё fyt, vёshtirёsi nё frymёmarrje pёrmes hundёs dhe gjithashtu shtrёngim dhe tension nё kokё, sidomos rreth zones temporale.
  3. Pas disa orёsh, pacientёt kanё sekrecione nga hunda tё cilat mё pas densifikohen dhe bёhen viskoze. Pacientёt gjithashtu mund tё kenё lotim sysh, kollё tё thatё dhe zё tё ngjirur. Temperatura mund tё jetё normale ose pak e lartё.